Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari u ka bërë apel nëpërmjet një lidhjeje telefonike në “Fax Neës”, kreut të Bashkisë së Kamzës dhe kreut të Bashkisë së Vorës që të hapin telefonat për të bashkëpunuar, pasi situata paraqitet dramatike për shkak se rrezikohet çarja e digës së Marikës dhe banorët përreth rrezikojnë seriozisht jetën.
Jahollari ka thënë se disa herë ka bërë provë që të kontaktojë me kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe kreun e Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili por këta të fundit nuk kanë hapur telefonin për të bashkëpunuar që banorët e zonave të rrezikuara të largohen.(B.H/Faxweb)