12:28 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Prej 20 vitesh organizon trafikun e drogës në Lazarat”, Bejko shpërthen ndaj Bolinos: Caro Carlo ndiej neveri, shihemi në gjyq

12:13 | 29/05/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prej 20 vitesh organizon trafikun e drogës në Lazarat”, Bejko shpërthen ndaj Bolinos: Caro Carlo ndiej neveri, shihemi në gjyq

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe njëkohësisht kandidat për deputet po në këtë qark,   Roland Bejko ka reaguar ndaj një shrkimi të publikuar për të në gazetën  “Shqiptarja.com”. 

Nga shkrimi i publikuar te kjo gazetë i tillulluar: Skandali me listat, 29 nga emrat e rinj të PD-së me precedent penal “, gjendej edhe emri i Roland Bejkos. 

Kaq ka mjaftuar që Bejko të reagojë ashpër ndaj pronarit të kësaj gazete, Carlo Bolinos. Bejko jep shpegime se asnjëherë nuk ka qenë një person me precendent penal dhe as nuk ka kryesuar asnjë trafik droge që sipas tij kishte shkruar media e Carlo Bolinos. Madje sipas tij ai ka studiuar në universitet edhe jashtë vendit me emër dhe ka mbajtur poste mira edhe brenda vendit. 

“Më vjen keq që ende pa filluar fushatën si kandidat i dytë në listën emërore të Qarkut Gjirokastër, jam befasuar kur një mik më dërgoi një foto nga gazeta në fjalë, ku mua, themeluesin e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike(ASPA), studentin  e parë shqiptar të shkollës së famshme të administratës publike në Francë ENA, me master e doktorant në Paris, ish prefektin e Beratit, Drejtorin e Përgjithshëm të Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian që ka punuar për liberalizimin e vizave të shqiptarëve, Pedagogun e Universitetit të Tiranës,një qytetar model i këtij vendi, pa asnjë akuzë a proçedim penal, akuzohem prej tyre se prej 20 vjetësh qenkësha organizator i trafikut të drogës në Lazarat, pra Eskobari shqiptar, dhe që me sa duket paskam qenë aq i zoti sa ja kam hedhur edhe policisë, edhe shërbimeve të inteligjente. Tani cili jam unë CARO CARLO, funksionari i mirëkualifikuar i shtetit shqiptar me një edukim perëndimor të shkëlqyer, apo trafikanti i drogës?!”, shkruan Bejko. 

Më tej Bejko thekson se me Carlo Bolinon do të shihet në gjyq.  “Meqë kjo pyetje meriton një përgjigje, unë mendoj se mbetet ta zgjidhë gjykata, para apo pas Vetingut, pak rëndësi ka. Mirë u pafshim në gjyq Caro Carlo.Fushata ka kosto financiare, dhe të falenderoj që m’u gjende pranë në këtë ditë të vështirë financiare.”, shkruan kandidati për deputet 

 

REAGIMI:

PËRGËNJESHTRIM

Ndiej veç neveri për gjendjen në të cilën është katandisur e ashtuquajtura “media e lirë dhe e pavarur” shqiptare me shpifjet absurde që bën.

Mendoja se edhe paturpësia e ka një limit, por në rastin e gazetës së Carlo Bolinos “Shqiptarja.com” ajo kalon çdo kufi ku një mendje normale njerëzore, do të ndalej.

Më vjen keq që ende pa filluar fushatën si kandidat i dytë në listën emërore të Qarkut Gjirokastër, jam befasuar kur një mik më dërgoi një foto nga gazeta në fjalë, ku mua, themeluesin e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike(ASPA), studentin 
e parë shqiptar të shkollës së famshme të administratës publike në Francë ENA, me master e doktorant në Paris, ish prefektin e Beratit, Drejtorin e Përgjithshëm të Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian që ka punuar për liberalizimin e vizave të shqiptarëve, Pedagogun e Universitetit të Tiranës,një qytetar model i këtij vendi, pa asnjë akuzë a proçedim penal, akuzohem prej tyre se prej 20 vjetësh qenkësha organizator i trafikut të drogës në Lazarat, pra Eskobari shqiptar, dhe që me sa duket paskam qenë aq i zoti sa ja kam hedhur edhe policisë, edhe shërbimeve të inteligjente.

Tani cili jam unë CARO CARLO, funksionari i mirëkualifikuar i shtetit shqiptar me një edukim perëndimor të shkëlqyer, apo trafikanti i drogës?!

Meqë kjo pyetje meriton një përgjigje, unë mendoj se mbetet ta zgjidhë gjykata, para apo pas Vetingut, pak rënfësi ka.

Mirë u pafshim në gjyq Caro Carlo.

Fushata ka kosto financiare, dhe të falenderoj që mu gjende pranë në këtë ditë të vështirë financiare.

Baltosja juaj dhe gjithë mediave, apo ndonjë paraziti të dëshpëruar që prej disa ditësh nxit miqtë e tij gazetarë në media të ndryshme për të përbaltur imazhin tim, dhe emrin tim të mirë që e kam ndërtuar me aq mund dhe me shumë punë për shkak të frikës që kanë nga mbështetja që unë gëzoj te qytetarët e Qarkut Gjirokastër, duhet të marë fund njëherë e mirë.

Fitoren tonë nuk e ndalojnë dot ciklat e baltës që ju insistoni të hidhni mbi imazhin tim.

(J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: carlo bolinoreagimroland bejko
Pas

Demiraj pret në takim ambasadorin e Britanisë, i shpreh ngushëllimet për sulmin në Manchester

Para

“Spiunë” në listat e Vettingu-t, Autoriteti për Informim: Partitë t’i verifikojnë

Para
“Spiunë” në listat e Vettingu-t, Autoriteti për Informim: Partitë t’i verifikojnë

“Spiunë” në listat e Vettingu-t, Autoriteti për Informim: Partitë t’i verifikojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.