Në pikën e kolaudimit të makinave në qytetin e Durrësit qytetarët sot janë përballur me një situatë të vështirë dhe stresuese. Edhe pse sot ditë e hënë mesa duket nuk është ofruar një shërbim cilësor nga ana e këtij institucioni. Qytetarët janë detyruar të presim për orë të tëra për të marrë shërbimin e nevojshëm. Shuplaka mëson që prej orës 13.20 deri në orën 16:20 në këtë pikë kolaudimi nuk ka lëvizur asnjë makinë dhe nuk është ofruar ndonjë shërbim.
Ashtu siç shihet edhe në këto pamje filmike makinat janë të vendosura në rradhë dhe janë në pritje të marrjes së shërbimit. Por mesa duket një pjesë e madhe e tyre sot nuk mund të mbarojnë punë pasi rradha është e gjatë dhe orari zyrëtar i punonjësve përfundon. Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur kjo situatë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post