Nga Marsela Lekli-psikologe
Prej 4 muajsh ne Unazen e re protesohet cdo dite! Prej 4 muajsh ne Unazen e re, grate dalin ne proteste! Sot eshte dita e gruas, dhe une kam zgjedhur te mos festoj. Kam zgjedhur te protestoj, te ngre zerin ne emer te nenes sime, vajzes sime, dhe te gjithe grave ndaj te cilave sot po behen padrejtesi!
Ndoshta keto protesta perendimi i ka njohur shume vite para, ne kete dite kur femrat ne Amerike dhe ne bote kane protestuar per te drejtat e tyre. Ka ardhur koha ta ndjekim shembullin e tyre, ka ardhur koha te luftojme per te drejtat tona.
Situata ne Unazen e re ka qene per te gjithe ne banoret nje tension i jashtezakonshem, por une jam e sigurt se ka qene edhe nje burim frymezimi per te thyer tabute e nenshtrimit! Kam nje thirrje per te gjithe grate sot; luftoni per gjerat qe ju takojne! Luftoni per te drejtat tuaja!
Falenderoj te gjitha zonjat te opozites qe kane qene me ne ne luften tone kunder qeverise se krimit! E nesermja i perket shqiperise dhe shqiptareve! Gezuar diten e gruas, dhe protestoni! Protestoni per te fituar te drejten tuaj!! Forca e gruas eshte me e forte se vete pushtet
*Fjala e mbajtur ne protesten e 8 Marsit