Pas arrestimit 3 ditë më parë të porositësit të vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, kanë dalë detaje të tjera.
Mësohet se 38-vjeçari Bledar Jambelli i ndryshonte vendqëndrimet herë pas here së fundmi. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se së fundmi, ky person kishte marrë me qera nje tjetër banesë por me identitetin e tij të dytë, Rikardo Muho.
Ai ka qenë prej 4 muajsh në survejim nga agjentët grekë që tilët kanë pasur ndihmën e Policisë shqiptare dhe asaj greke, ndërkohë arrestimi i tij ka ardhur kohën kur u krijuan dyshime se ai mund të largohej nga vendi ku ndodhej.
Kujtojmë se ndaj Jambellit rëndon akuza e vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, e kryer në bashkëpunim, ngjarje e cila ndodhi në prill të një viti më parë, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post