19:53 | 09/05/2025

(Video) Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

Pas 6 ditë kërkime intensive, u gjet sot trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri.

Trupi i pajetë u gjet 4 kilometra larg vendit të ngjarjes.

29-vjeçari punonte në fabrikën e përpunimit të kromit, ku ndërsa punonte me fadromë në Qafë-Burrel, më 3 maj u zu poshtë nga masivi i rërës dhe kromit.

Rrëshqitja masive e dheut vështirësoi kërkimet për gjetjen e tij, gjë që u bë e mundur vetëm sot.

Para
 



Të Fundit