Albert Meta, një qytetar nga Elbasani, ankohet në emisionin “STOP” se prej 6 vitesh është pa kartë identiteti. Alberti tregon, se mësoi për bllokimin e kartës së identitetit, ndërsa interesohej për punë dhe i duhej dokumentacioni. Nga verifikimet rezultoi, se një tjetër person Ylli Kusi, kishte falsifikuar të gjitha të dhënat e tij dhe çështja u zgjidh në gjykatë. Gjykata e rrethit të Elbasanit, më datë 06.06.2014, shpalli fajtor të pandehurin Ylli Kusi për kryerjen e veprës penale falsifikim i letrës së njoftimit, pasaportës dhe vizës.
Para pak kohësh më kërkojnë për punë në një ndërmarrje elektrike. Kur çova dokumentat më doli karta e identitetit e bllokuar, pra nuk figuroja fare si person. Pas kësaj, shefi i Krimeve më mori të dhënat. Unë figuroja i bllokuar sepse Ylli Kusi kishte marrë të dhënat e mia, me të gjithë gjeneralitetet.
Pra, të gjithë këto dokumenta ishin të falsifikuara?
Çështja shkoi në gjykatë ku shpalli fajtor të pandehurin Ylli Sali Kusi për kryerjen e veprës penale falsifikim i letrës së njoftimit, pasaportës ose i vizës. Unë iu drejtova emisionit “STOP” pasi aplikova për kartën e identitetit më datë 14.04.2016 dhe ende nuk jam pajisur me të. Mua një kartë identiteti më duhet pasi mund të më ndalojë policia dhe më merr për kamikaz, terrorist, më fut brenda në burg. Nëse nuk kam kartën nuk punoj dot sepse duhet të sigurohem.
Të dhënat e Albert Metës i janë nisur Drejtorisë së Përgjithshme me numër protokolli 141 më datë 23.09.2016 nga Gjendja Civile e Bradasheshit. Këtë gjë na e shpjegon edhe punonjësja e këtij institucioni Lavdie Zavalina.
Sipas të dhënave të qytetarit, unë ia kam nisur Drejtorisë së Përgjithshme me numër protokolli 141, më datë 23.09.2016, sipas rregullores që kemi ne. Unë si punonjëse e kësaj zyre jam përgjigjur për të gjithë të dhënat e qytetarit.
Vetëm me ndërhyrjen e emisionit “STOP” Albert Meta arriti të merrte një përgjigje për kartën e re të identitetit dhe të aplikonte për këtë dokument.
Punonjësi – Qendra e Kompanisë (ALEAT) në marrëdhënie me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrinë përcaktojnë nëse prodhohet apo jo karta e identitetit. Gjithmonë kur jemi interesuar për këtë pjesë më thonë që duhet të drejtohet tek Drejtoria e Gjendjes Civile.
Gazetarja – Në Tiranë?
Punonjësi – Në Tiranë, që sapo të marri vendimin t’ia çojë Kompanisë me shkresë.
Gazetarja – “ALEAT”, që është po në Tiranë?
Punonjësi – “ALEAT” na njofton ne dhe qytetarin dhe pastaj vjen aplikon. Gjë që deri tani, s’ka ardhur këtu.
Gazetarja – Keni pasur raste të tjera të vjedhjes së identitetit?
Punonjësi – Sa të duash…
Gazetarja – Po sa ka zgjatur si proçedurë?
Punonjësi – Është jashtë kompetencave të mia ta them këtë./ tvklan.al