20:58 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Prej 8 vitesh në një dhomë lavazhi, varfëria ekstreme në familjen nga Maliqi (VIDEO)

19:56 | 19/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Prej 8 vitesh në një dhomë lavazhi, varfëria ekstreme në familjen nga Maliqi (VIDEO)

Rastet e familjeve që jetojnë në kushte ekstreme në vendin tonë nuk janë të pakta, mirëpo sa herë që vjen një rast i ri në media, secila duket si një histori ndryshe, pavarësisht se në të gjitha këto histori nuk mund të mos mbash lotët nga dhimbja. E tillë është historia e familjes Molla nga Maliqi, e bërë publike pasditen e sotme në emisionin “BOOM” që transmetohet në televizionin Ora News.

HISTORIA

Familja e Enver Mollës në fshatin Gurishte të Maliqit përbëhet nga pesë anëtarë, dy kryefamiljarë dhe tre fëmijë. Prej 8 vitesh ata janë pa shtëpi dhe jetojnë në një dhomë e cila ka shërbyer si lavazho.

Enver Molla tregon për mikrofonin e BOOM se ka pasur një shtëpi më parë, por i është shembur dhe qysh prej asaj kohe ai jeton në këtë dhomë që ia ka dhënë nipi i tij.

Kushtet në të cilën 5 pjesëtarët e kësaj familje jetojnë janë ekstreme. Ata nuk kanë kushtet më minimale që i nevojitet një familje, nuk kanë as drita dhe as ujë. Për ta shteti ka dhënë vetëm 55 mijë lekë ndihmë ekonomike, që janë shumë pak për të mbajtur një familje me 5 pjesëtarë.

Enveri thotë se punon, kur i jepet një mundësi për punë, por kushtet janë tepër të vështira.

Boom, iu drejtua bashkisë së Maliqit, ku kryetari Gëzim Topçiu premtoi se do ta trajtojë më seriozitet këtë rast.

Denoncimi

Gazetarja: Ku ka qenë banesa e mëparshme?

Enver Molla: Ka qenë në fshat, por edhe ajo më ra dhe u detyrova të vija këtu se po rrija rrugëve. Kjo këtu është lavazho, por as kjo nuk është e imja është e nipit. Në këtë dhomë unë po bëj 8 vjet.

Gazetarja: Si ia del që mban familjen?

Enver Molla: Po kur nuk të ndihmojnë të tjerët ça do bëjmë.

Gazetarja: Punon?

Enver Molla: Punoj, kur del puna

Gazetarja: Po nga bashkia trajtohesh me ndihmë ekonomike?

Enver Molla: Po, 55 mijë. Kam dy çuna dhe një gocë, gruan dhe unë. 5 veta në familje

Gazetarja: Po si ia del që të shtysh muajin?

Enver Molla: Po me të keq

Gazetarja: Sa e vështirë është për ju, 5 persona në një shtëpi të vetme ?

Esma Molla: Po 5 persona në një dhomë të vetme.

Gazetarja: Këtu hani, këtu pini?

Esma Molla: Po këtu, as banjë, as drita, as ujë asgjë skemi.

Gëzim Topçiu, kryetar i bashkisë Maliq: Problematika të këtij lloj rasti ka disa. Po të marrim në konsideratë që bashkia jonë ka rreth 82 mijë fshatra me rreth 70 mijë banorë. Brenda këtij komuniteti ka probleme edhe me strehimin.  Po të marrim në konsideratë politikat e qeverisë për strehimin ne po mundohemi që të listojmë dhe këtë lloj kategorie.  Ajo që unë dua të përfitoj është që këto familje të përfitojnë nga këto skema që bën qeveria për të pastrehët, do të thotë të ketë një të ardhur që të mbulojë pagesat. Për rastin konkret unë jam në dijeni, është një rast për tu parë në konsideratë dhe për të marrë masat e duhura, pavarësisht problematikave të lindura nga shitja e tokës, apo probleme të tjera që vetë familja ka krijuar ne do të shikojmë që kjo situatë mos vazhdojë më tej, mos krijohen probleme të tjera dhe që familja Molla të ketë mundësitë minimale për të jetuar. Do të bëj të pamundurën që të ndikoj në përmirësimin e jetës së kësaj familje. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: familjahistorivarferivideo
Pas

Arbana Xharra falenderon Yee-në, zyrtari amerikan i dërgoi letër personale pas dhunës

Para

Përfundon mbledhja e Kryesisë, si e komenton PDIU marrëveshjen Rama-Basha

Para
Përfundon mbledhja e Kryesisë, si e komenton PDIU marrëveshjen Rama-Basha

Përfundon mbledhja e Kryesisë, si e komenton PDIU marrëveshjen Rama-Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.