Këngëtarja Elvana Gjata është prej disa javësh tashmë në kërkim nga ana e policisë, për shkak të përplasjes mes dy grupeve rivale në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa si autor kryesor dyshohet truproja i këngëtares dhe njëherësh i afërm i saj, Merviol Bilo.
Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shenjë ‘’jete’’ gjithë kësaj kohe, ndërsa sot ka bërë dhe një veprim radikal sa i takon aktivitetit të saj në rrjetet sociale, ndërsa ka mbyllur profilin saj në Instagram.
Nuk dihet nëse ky do të jetë një hap i përkohshëm, apo Elvanën e kanë lodhur mesazhet e shumta të ndjekësve të saj.
Jo më larg se dje këngëtarja u bë sërish lajm në shtypin rozë, teksa kishte vendosur të ndiqte deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Pas ngjarjes këngëtarja bllokoi opsionin e komenteve në Instagram, po kjo duket se nuk ka mjaftuar për të qëndruar e qetë.
Vendi i fundit ku mendohet se ka udhëtuar këngëtarja pas ngjarjes në Bllok ka qenë Gjermania, por ka pak detaje lidhur me lëvizjet e mëtejshme të saj.
Dje u dorëzua në Polici një prej miqve të të dashurit të saj Ervin Mata, Aleks Boshnjaku, i cili po ashtu ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarje.
Elvana ishte kthyer fuqishëm në tregun muzikor me disa këngë të publikuara në përvjetorin e saj të 30-të, po duket se implikimi i saj në një ngjarje të tillë do të japë efekte dhe te vijimësia e karrierës së saj.
(E.K/FAXWEB.AL)