Pas 30 vitesh nga mbyllja e tij, ish-burgu famëkeq i Qaf-Barit ku kanë qenë të mbyllur më shumë se 300 të burgosur politik nga regjimi komunist i kohës është rikthyer në qendër të vemendjes. Gjashtë ish të burgosur politik që kanë vuajtur në këtë kamp pune janë ngujuar në rrënojat e e tij duke zhvilluar një grevë urie për të drejtat që sipas tyre u janë mohuar.
Këta të 6-ish të burgosur politik grevën e urisë e kan nisur para një jave në Tiranë por policia e shtetit i nxori mE forcë nga godina ku ishin ngujuar. Ata mënjëherë vendosën dhe pa humbur kohë udhëtuan drejt vendit ku para 30 vitesh ishin të kyçur pas hekurave për motive politike në Qaf-Bari dhe aty prej 5 ditësh po e vijojnë grevën e tyre dhe jan të vrndosur që ta çojnë deri në fund.
Pjesmarrësit në grevën e urisë në ish burgun e Qaf-Barit.
KRYETARI: Huanito Matrini
Sekretari: Ilir Çullhaj
Nënkryetari: Xhevdet Pashaj
Kostandin Xhordeni, i plagosur në revolten e 1984 i është keputur krahu.
Rexhep Rugija, Agim Kollçaku.
Shoqata Qendresa e Rezistenca e të Burgosurve, Persekutuarve e Trashigimtarëve Politikë të Shqipërisë kërkon me anë të kësaj greve :
1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim).
2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar
3.Kthimi i parave te mbajtura ne Faturen e demeshperblimit, nga perfitimi falas I banesave nga shteti per kategorine tone.
4.Kompensim fizik e material te pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqesore te grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .
5.Njohja me ligj dhe Vleresimi I punes se papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike
6.Status te veçante pakete ligjesh per pensionet duke u demshperblyer te gjithe te denuarit pa avokat mbrojtjeje.
7.Financa te ligjeruara per semundje profesionale te fituar dhe trasheguara nga puna e rende e me pasoja ne miniera, keneta etj.
- Vleresimi I krimimeve te Komunizmit si krime kundra njerezimit, ne perputhje me praktikat derkombetare te shteteve ish komuniste
Ka qenë kandidati për deputet i Aleancës Demokristiane Eduart Ndocaj, ai që u dërgoi disa batanije grevistëve, pasi zona ku ata janë ngujuar është shumë e ftohtë. Ndocaj tha se vizita e tij nuk synonte të përdorej politikisht, por mbështetja e tij bëhet për shkak se dhe familja e tij i përkiste shtresës së të përndjekurve politikë.