Një grua ka denoncuar në komisariat vjehrrin dhe vjehrrën e saj, sepse këta i mbanin fëmijët pas ndarjes nga bashkëshorti.
32-vjeçarja me inicialet L.N është në proces divorci me bashkëshortin e saj i cili jeton në Amerikë prej 4 vitesh. Ajo deklaron se dy fëmijët e saj 8 dhe 4 vjeç mbahen nga vjehrri, Z.N 65 vjeç.
Policia ka mbërritur në banesën e të denoncuarve, mirëpo vjehrra me inicialet Gj.N dhe vajza e saj 34 vjeçare me inicialet M.Rr i kanë kundërshtuar forcat e policisë. Për këtë arsye, të tre, dy bashkëshortët dhe e bija janë dërguar në komisariatine policisë.
DETAJET E POLICISË
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Z.N, Gj.N dhe M.Rr, vjeç 65, 57 e 34, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe e Shkodër, pasi në orën 14.00, shtetesja L.N, vjeç 32, banuese në fshatin Kamice, në proçes divorci me bashkëshortin, i cili prej 4 vitesh jeton në Amerike, ka bërë kallzim se, dy femijet me iniciale L.N dhe S.N, 8 e 4 vjeç, mbahen nga vjehrri i saj Z.N, ndersa bashkshortja Gj. N. dhe vajza M. Rr., gjatë shoqerimit në Komisariatin e Policisë për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Nenet 277, 127 e 242 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)