Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth marrëdhënieve të thyera me Agron Llakajn. E ftuar në programin radio-televiziv “MCN Urgjenca”, Rudina u shpreh se shoqëria mes tyre, e cila u prish në spektaklin “Al Pazar”, nuk do të rregullohet më kurrë.
“Unë jam një shtrigë që nuk di të fal”-tha Rudina, duke e bërë të qartë njëherë e mirë se nuk do t’i shohim më përkrah njëri-tjetrit duke aktruar.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj deklaroi dy vite më parë se u largua nga “Al Pazar” jo për arsye familjare, sikurse ishte shprehur Agron Llakaj, por për shkak se ky i fundit e kishte detyruar të largohej në një farë mënyre.