Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës Maqedonia e Veriut tha se Shqipëria ka nevojë për të reflektuar më shumë ndaj demokracisë.
Gjatë një intervistë televizive për TV21, Meta tha se faji për dështimin e opozitës bie mbi Lulzim Bashën i cili sipas tij duhet të kalojë në votëbesimin e demokratëve.
Ilir Meta:
Çfarë po ndodh në PD? “Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm të shtetit të së drejtës për zgjidhjen e krizave që janë ndeshur këtu aktorët kryesorë. Ju edhe mund të habiteni sepse keni pritshmëri më të larta se arritjet e deritanishme, në 4-5 vitet e fundit këtu ka një progres të madh. Ne kemi nevojë për të reflektuar më shumë në Shqipëri për të treguar një respekt real ndaj demokracisë, ndaj zgjedhjeve sepse situata e partive dhe interesat e tyre të ngushta shërbejnë si grizë. Ajho që po nd0odh në PD është krejt pa kuptim. Djegia e mandateve cfarë ishte, apo për të mos hyrë në zgjedhje, janë shumë probleme serioze. Problemi kryesor ishte çështja e lidershipit të opozitës që ka marrë vendime të gabuara, asnjë shtetar nuk e meriton të shikojë ato pamje të PD. Është produkti i demokracisë por edhe forca kryesore lëvizëse për të ndryshuar pushtetin.
Çfarë po ndodh? Nuk ka kuptim që në demokraci të injorohet vota, kur një kryetar kontestohet ai duhet të tregojë legjitimitetin e tij dhe të hyjë në zgjedhje të kalojë në votëbesim. Shkelja e parimeve të demokracisë çon në situata të pakuptimta dhe unë shpresoj që me mençuri demorkatët të mos bien pre e padurimit sepse në Shqipëri duhet ta them se prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Edhe kur u dogjën mandatet u dash ndërhyrja ime që të merrnin pjesë gjithë forcat politike, ishin shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme, ju i kemi parë ato shfaqje të dhunës që do të bllokoheshin votuesit. Unë shmanga një përgjakje midis shqiptarëve e cila nuk ndodhte rastësisht”, tha Meta.
Pyetje: Duke ju dëgjuar kam përshtypjen se fajin po ia lini zotit Basha?
Presidenti Meta: “Në mënyrën më absolute për dy aktet e para, përgjegjësia është e tij ekskluzive! Për djegien e mandateve të opozitës, sepse ka qenë Kryetari i Opozitës. Edhe për cështje tjetër të pushtetit vendor, të bojkotit, sepse ka qenë vendimi i tij.
Ai sot mund të thotë se kanë qenë vendimet e Berishës, por atëhere unë nuk e di se si mund të besohet sot, nëqoftë se ka qenë e vërtetë që ai ishte kryetari dhe vendimet i merrte Berisha, dhe po sot ai nuk zbaton vendimet e të tjerëve…, pra jo vendimet e tij??!!
Këto të dyja në mënyrë të padiskutueshme. Dhe për bojkotin e reformës në drejtësi. Në opozitë. Është përgjegjësia e tij. Dhe për disa veprime të tjera. Se në qoftë se unë jam President, nuk mund t’ia vë fajin për ato që nënshkruaj dhe t’iu lë fajin këshilltarëve apo jo?