Dy persona të cilit ishin shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës janë ndaluar pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Personat e ndaluar janë Hodo dhe Taulant Veizi 47 dhe 40 vjeç, të cilëve në 10 mars të 2016 iu gjetën 28 thasë me kanabis, të fshehur në një magazinë për rritjen e bimëve narkotike.
Policia informon se: Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Hodo Veizi, pasi në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)