Prej kohësh naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, kanë protestuar për shkak se nuk kanë marrë pagat, duke u lënë në harrëse, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga qeveria.
Deputeti Myslim Murrizi, në një deklaratë për mediat, ka reaguar në lidhje më protestën e më shumë se 850 punëtorëve, duke deklaruar se askush nuk flet për to pasi ndajnë pazaret në pjesën e naftës.
Murrizi deklaroi se prej 12 vitesh kompania Bankers Petroloum, nuk paguan asnjë lek për akcizën. Murrizi po ashtu nënvizoi edhe faktin se investitorët amerikanë janë larguar nga vendi.
“Jam këtu për të denoncuar heshtjen e qeversië për 850 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh. Protesta e tyre ka rënë në vesh të shurdhët, sepse askush nuk flet për to. Prej vitit 2008 qeveritë e këtij vendi ndajnë pazare me pjesën e naftës dhe Bankes Pterolumun. Prej 12 vitesh kompani që merr energjinë nëntoksore të shqiptarëve nuk paguan asnjë lek. Nafta ikën në tregjet e botës me një një çmim 15 euro më lirë sesa shitet në vend.
Si deputet jam drejtuar autoriteti të konkurencës. Për të vetmit rast që autoriteti nuk ka marrë asnë vendim është rasti abuzimit, ndaj kontratës që ka me çmime më të lira. 100 milione herë është gjobitur Bnakers Petrolomun, për mos pagesë akcize. Nuk është eksekuztuar vendimi i drejtorisë së përgjithsme në doganë. Të ngrihen dhë të reagojnë për një të drejtë legjitime.
Vëmë re që burimet e naftës minirat, aerportin e kanë kinezët. Rusët po vijnë vërdallë për vendburimin e naftës.Amerikanët nuk shoh gjëkund në anjë cep të ekonomisë shqiptare.”- u shpreh Murrizi.