Në qytetin e Sarandës prej më shumë se një ore, një hotel në fshatin Piqeras është përfshirë nga flakët.
Ashtu siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme zjarri është i përmasave të mëdha dhe po përparon me shpejtësi. Qytetarët që ndodhen në vendngjarje thonë se zjarrfikësja ende nuk ka shkuar .
Sipas “Jeta Osh Qejf” janë të shumtë qytetarët që shkruajnë se zjarrfikësja ka thënë që është rrugës, por nuk paraqitet në vendngjarje.
” Ka një orë që ka rënë zjarri dhe po shkrumbohet e tëra. Zjarrfikësja pret që të digjet e gjitha, atëherë të fillojë aksionin.”, shkruan një qytetar në redaksinë e JOQ-së (J.V/Shuplaka)