20:46 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Prej shtatë muajsh, piceria e shqiptarit në Zyrih ushqim falas për të varfërit

12:15 | 04/01/2017
në Jetë dhe stil, Te Gjitha
0
Prej shtatë muajsh, piceria e shqiptarit në Zyrih ushqim falas për të varfërit

Edhe pasi kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varfrit. Kjo është  një nismë e Gino Ramadanit, shefit shqiptar të kuzhinës.

Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë, dhe, në fakt, ky aksion interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan Watson.ch.

Shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ndërkaq ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë që kërkon pica pa pagesë.

Gino Ramadani e sheh i kënaqur dhe ngapak edhe krenar vitin e kaluar: “Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“, transmeton Albinfo.ch. Por ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se ai e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk munden t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Ata pothuaj çdo ditë, i rrëfejnë atij për fatin e tyre. Janë rrëfime prekëse, thotë Ramadani. Bëhet fjalë për nëna vetëmbajtëse që me fëmijët e tyre duhet ta kalojnë muajin me 3200 franga, etër që nuk arrijnë ta paguajnë sigurimin shëndetësor.

 “Është mbresëlënës fakti se ata më rrëfejnë për hallet e tyre që në takimin tonë të parë”. Një gjë e tillë kërkon shumë guxim. Dhe për këtë, Gino dëshiron t`i falënderojë ata. Shumë nga mysafirët ia përshkruajnë atij me letër ose me SMS të gjatë rrëfimin e tyre jetësor edhe para se të vijnë në restorant.

Si shpërblim, ai e ka mbajtur restorantin e tij të hapur edhe gjatë festave të fundvitit. Pasi që kuzhinieri e kishte pushimin, Ramadani personalisht e ka marrë mbi vete edhe punën në kuzhinë. Qindra takimet që realizon, kanë për të më shumë vlerë se paraja.

Por se sa do të mund ta mbajë në jetë këtë aksion, është e pasigurt. Fillimisht kishte njerëz të ndryshëm që ofronin para si shenjë mbështetjeje por me kalimin e kohës nuk ka më të tillë, përcjell albinfo.ch ankesën e Ramadanit. “Në përmbyllje të vitit duhet të shikoj me kontabilistin tim”: shuma e përballueshme e humbjes për Gino Ramadanin është te 50 mijë frangëshi. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: piceriashqiptarite varferzyrih
Pas

U prangos për një cigare hashash, kush ishte i riu që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës (FOTOT)

Para

Vetëvarja e të riut në Rrogozhinë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kishte shenja depresioni

Para
Vetëvarja e të riut në Rrogozhinë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kishte shenja depresioni

Vetëvarja e të riut në Rrogozhinë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kishte shenja depresioni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.