Alketa Vejsiu ka ndërmarrë së fundi një udhëtim drejt Holandës, ku ditë pas dite ndan me ndjekësit në rrjetet sociale dhe foto apo video nga vendet që ka vizituar.
Së fundi ajo ka postuar një video ku shihet në mes të një fushe me tulipanë, dhe shfaqet duke këputur disa prej tyre.
Pikërisht ky gjest duket se ka irrituar një prej ndjekseve të saj, e cila i ka shkruar se është e turpshme këputja e tyre, ndërsa moderatorja i kujton se kishte marrë leje për këtë veprim.
“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.
“Ik e ha një çokollatë, se ka marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…. mos ki merak”, i është përgjigjur Alketa.
Discussion about this post