03:12 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha Shqiptare para një krize të mprehtë likuiditeti

18:02 | 28/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha Shqiptare para një krize të mprehtë likuiditeti

Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mos shpallë falimentin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se pagesat që i janë bërë kompanisë të cilat kanë shkuar për paga apo shpenzime të tjera që skenë lidhje me transportin kanë krijuar një situatë konfuze.

Aktualisht transporti hekurudhor në vend është tejet e limituar ndërkohë që i vetmi projekt i cili mund të japë optimizëm është rehabilitimi i Tiranë-Durrës dhe zgjatimit në Rinas që parashikohet të përfundojë vitin tjetër.

Raporti i audituesve vërën se për çdo lekë të shpenzuar Hekurudha Shqiptare ka arritur të marrë pas gjithmonë më pak duke shënuar kështu thellim të humbjeve.

“Performanca e treguesve ekonomiko-financiar që lidhen me realizimin e buxhetit faktik të shoqërisë, nuk është e kënaqshme dhe ka vend të përmirësohet, pasi për çdo lekë të shpenzuar, sipas viteve objekt auditimi është përfituar një e ardhur: 2019 prej 0.89 lekë, 2020 prej 0.79 leke, 2021 prej 0.94 lekë dhe për vitin 2022 një e ardhur prej 0,99 lekë.

Raporti i detyrimeve afat shkurtër/kapitalit për vitin 2019, paraqitet 1.5 %, për vitin 2020 paraqitet 1.22%, për vitin 2021 paraqitet 1.31% dhe për 2022 në 1.45%. “Hekurudha Shqiptare” SHA, ka riskun e gjendjes së pamjaftueshme të likuiditeteve.

Në qoftë se shoqëria do të llogariste penalitetin e hekurudhave të huaja si dhe nuk do të çelej subvencion nga buxheti i shtetit, do të çonte në rezultat negativ akoma më të lartë për vitet ushtrimore”, thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se ecuria e treguesve ekonomiko-financiare për vitet e fundit 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasqyron një krize likuiditeti teksa shoqëria ka detyrime të prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., në vlerën 3,87miliardë lekë.

“Në opinionin e grupit të auditimit Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës, është në gjendje falimentimi. MIE dhe MFE, e kanë përdorur subvecionin si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë HSH sha.

Veprimet sa më sipër janë jo në përputhje me ligjet për buxhetin e viteve përkatëse pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Hekurudha Shqiptare, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore), duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare Sh.a Durrës, pasi Shoqëria aktualisht ndodhet përpara një krize të mprehtë likuiditeti”, thuhet në raport./Monitro.al

Pas

Vuçiç kërkon tërheqjen e Policisë nga Veriu i Kosovës: Jemi të gatshëm të punojmë për të vazhduar dialogun

Para

Autoriteti Rrugor: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas për dy ditë

Para
Autoriteti Rrugor: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas për dy ditë

Autoriteti Rrugor: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas për dy ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.