23:32 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Prejardhja e Vitit të ri, kur ka nisur të festohet

21:30 | 31/12/2016
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prejardhja e Vitit të ri, kur ka nisur të festohet

Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në fund të vitit, është: Ku do ta festoni Vitin e Ri? 

Shpesh ndodh që pyetja nuk çon te përgjigja, por te pyetjet tjera. Njëra nga pyetjet është edhe kjo: Nga e ka prejardhjen Viti i Ri? 

Viti i Ri e ka prejardhjen në Babiloni, Azi… 

Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë… 

Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë 

Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra. 

Mithra, prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyerja në Vitin e Ri! 

Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: Paganism in the Christian Festivals, (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqëve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi… 
Përse gëzimi dhe argëtimi? 

Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet! 

Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…! 

Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: jete dhe stil
Pas

Putin bën bilancin: 2016 i vështirë po na bëri bashkë

Para

Premtimi që i plotësoi Rudina Xhunga vajzës 4-vjeçare

Para
Premtimi që i plotësoi Rudina Xhunga vajzës 4-vjeçare

Premtimi që i plotësoi Rudina Xhunga vajzës 4-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.