Gianluigi Buffon është shfaqur mjaft I dëshpëruar pas ndeshjes me Suedinë ku Italia nuk arriti të kualifikohej për në botëror pasi takimi me Suedinë u mbyll 0-0 , ndërkohë që kjo e fundit kishte fituar ndeshjen e parë 1-0.
“Më vjen keq ta mbyll kështu. Më vjen keq që ndeshja e fundit e imja zyrtare me Italinë koinçidoi me mos kualifikimin për Kupën e Botës”, tha pas ndeshjes Buffon me lot në sy.
“Ne mund të kishim bërë diçka më shumë se kaq. Na mungoi kthjelltësia për të shënuar gol. Por edhe ne kmei fajet tona padyshi”, tha ai. (B.H/Faxweb)