Janë luajtur sot disa takime të vlefshme për javën e 20-të në Premier League-n angleze.
Chelsea ka marrë një tjetër fitore duke mundur Lutonin në transfertë me rezultatin 2-3. Gjithçka dukej e thjeshtë pasi londinezët shënuan 3 gola, por në minutat e fundit vendasit shënuan dy gola të shpejtë dhe rrezikohej barazimi. Në këtë triumf të bluve luajti dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja nga fillimi, duke u zëvëndësuar në minutën e 62′ prej Nkunkut.
Sakaq, Machester City fitoi pastër 2-0 ndaj Sheffield United. Në mungesë të Haaland, Foden dhe Alvarez ishin autorët e golave për 3 pikëshin e rradhës së skuadrës së Pep Guardiolës.
3-pikësh të rëndësishëm mori edhe skuadra surprizë e këtij sezoni, Aston Villa duke mposhtur 3-2 Burnley dhe duke konsoliduar pozitat në “Top 4”.
Në orën 18:30 pritet të luhet takimi mes Nottingham Forest dhe Manchester United.
Ndeshjet e sotme në Premier League:
Renditja: