Manchester United ka marrë një fitore bindëse pasditen e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e West Ham në Old Trafford, për sfidën e vlefshme të javës së 23-të në kampionatin anglez. Hojlund në minutën e 23′ dhe dy golat e talentit Garnacho në pjesën e dytë në minutat 49′ dhe 84′ siguruan 3 pikët për ekipin e drejtuar nga Ten Hag.
Ndërsa skuadra e Chelsea pësoi një humbje shokuese në Stamford Bridge me rezultatin 2-4 ndaj Wolves. Palmer shënoi i pari duke kaluar i pari londinezët në avantazh, megjithatë Wolves reagoi fuqishëm me Cunhan dhe Disasin në pjesën e parë duke e përmbysur rezultatin në 1-2.
Në fraksionin e dytë, miqtë shënuan dhe dy herë të tjera me Cunhan, përpara se Thiago Silva të shënonte të dytin për vendasit.
Në mbrëmje luhet supersfida e kësaj jave në Angli, mes Arsenalit dhe Liverpoolit.