Një aksident ajror i ka marrë jetën pronarit të klubit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha në Angli.
Srivaddhanaprabha, siç raportojnë mediat britanike ka vdekur si pasojë e një aksidenti me helikopterin e tij një orë pas ndeshjes me West Hamin, ku Leicester u ndal në një barazim 1-1.
Bashkë me presidentin mësohet se kanë humbur pesë persona të tjerë, pjesë e bordit të helikopterit. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga klubi i tij me anë të një deklarate zyrtare.
“Me keqardhje të thellë dhe zemër të thyer konfirmojmë ndarjen nga jeta të Vichai Srivaddhanaprabha, i cili ishte një ndër ata që humbën tragjikisht jetën gjatë një aksidenti jashtë stadiumit King Poëer. Asnjë nga pesë personat në bord nuk mbijetoi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë me familjen Srivaddhanaprabha dhe familjet e të gjithë atyre që humbën jetën”, thuhet në njoftimin ë shpërndarë nga Leicester City.
Sipas tyre, helikopteri pas ngritjes kishte pësuar një problem teknik duke u rrëzuar në parkingun e stadiumit ku edhe ndodheshin rreth 200 automjete. Edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, personat në bord nuk mund të shpëtoheshin pasi çdo gjë u përfshi shumë shpejt nga flakët.
Vichai, 60 vjeç, ishte një figurë jashtëzakonisht popullore në qytetin e Leicester. Ai e bleu klubin për 39 milionë paund në vitin 2010 dhe pas gjashtë vitesh fitoi për herë të parë në historinë e klubit Premier League-n.
(E.K/FAXWEB.AL)