05:17 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Premtimi që i plotësoi Rudina Xhunga vajzës 4-vjeçare

22:29 | 31/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Premtimi që i plotësoi Rudina Xhunga vajzës 4-vjeçare

Së fundmi gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka botuar librin e saj më të fundit i cili titullohet “Përrallat e Pitulushes”.  Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Mapo” se çfarë janë këto përralla dhe flet për bashkëautoren e këtij libri, për vajzën e saj, Alana Hilën. Për Rudinën ky libër ishte një premtim që ajo ka bërë Alanës  që kur lindi. “Alana ka rikthyer fëmijën brenda meje, aq sa ndonjëherë më ngjan si shoqja ime, më tepëer se vajza”, shprehet gazetarja.

Intervista:

Pas 6 librash artistikë dhe esesh e intervistash, ju sillni për herë të parë një libër me përralla. Si ndodhi?

Qe mbajtja e një premtimi që i dhashë Alanës, kur lindi. Që një ditë do të shkruaja një libër me përralla për të. Kanë kaluar pothuaj katër vjet qysh atëherë, por më në fund e mbajta fjalën. Nuk u mundova shumë dhe nuk kërkova ndonjë gjetje, përveçse shkrova përrallat që i kam treguar Alanës, qyshkur mbushi tre vjeç. Kanë qenë kohë kur ajo nuk bindej të pinte shurupin, kur sëmurej, apo nuk hante mëngjes, apo i ndodhnin gjëra që duhej t’ia shpjegoja dhe nuk dija si?! Atëherë shpika një personazh që e quajta Pitilushe, e cila nuk dëgjonte mamin, babin dhe gjyshet, e bënte shumë gabime, por më në fund, gjithmonë bindej. Sa herë Alana kundërshtonte për diçka, më pyeste: Po Pitulushja çfarë bënte, ma? Dhe kështu lindte përralla e radhës, për çdo rast e nevojë. Një ditë u ula dhe nisa t’i shkruaj që të mos mbeteshin vetëm mes meje dhe Alanës, por t’i tregonin gjithë mamatë e gjyshet që kanë fëmijë të vegjël nga 3 në 6 vjeç, por edhe më të vegjël e më të mëdhenj. Sepse janë përralla për çdo fëmijë dhe çdo nënë të kohëve moderne. Që problemin më të madh ka ipadin e celularin për fëmijët, gjëra që dikur në përrallat tona me çufo e bubi kaçurrel as nuk mendoheshin. Janë kohë të tjera dhe përralla për këto kohë.

Alana, vajza juaj është bashkëautore?

Po, sepse janë pyetjet e saj, që sollën përgjigjet e mia. Pa Alanën ky libër nuk do të bëhej. Alana ka rikthyer fëmijën brenda meje, aq sa ndonjëherë më ngjan si shoqja ime, më tepëer se vajza. Nuk kam lexuar shumë literaturë si ta rris fëmijën tim, kam dashur të krijoj personazhe për fëmijërinë e saj. Kur e shoh aq të lidhur pas frozenit dhe sesi fluturon për një pepa pig, më vjen keq. Dua që ajo të ketë përrallat e saj, tipikisht shqiptare, unike dhe të sajat.

Besoni te librat me përralla?

Besoj te përrallat. Besoj te nxitja dhe figurat e fëmijërisë. Është periudha me formuese dhe e paharrueshme në jetën e njeriut. Nuk i harron kurrë përrallat që të kanë bërë fëmijërnë. Unë i mbaj mend të gjitha të miat. Nëse mendon se ka kohë, fëmijët do të rrriten dhe do lexojnë vetë, është e pavërtetë. Qysh tani, mund të ndikosh me përrallat që tregon për ta bërë fmëijën tënd një njeri krijues, me fantazi, një njeri më të mirë, më social. Këto kohë, flasim kaq shumë për autizëm, për handikape etj gjëra që, nuk i dinim dikur dhe harrojmë të flasim për fëmijërinë, për normalitetin, për frymëzimin, për edukimin nga përrallat. Sa keq, kur gjithë jeta nis nga përrallat. Nëse do të dish çfarë jete do të ketë një fëmijë, pyete çfarë përrallash pëlqen. E di, tani gjithë moshatarët e Alanës duan përrallat me frozen, por ato janë përralla për një botë që nuk të thotë gjë. Që nuk është bota jonë, ndërsa Pitilushja është çdo fëmijë që i lexon këto përralla, që janë përalla shqip për çdo fëmijë shqiptar.

A mendon se ky libër mund te ketë fatin e Harri Poter, apo Meri Popins, në Shqipëri dhe të harrohet çdo punë që ke bërë, duke të fiksuar vetëm si autore përrallash?

Nuk i dihet kurrë fatit të një libri. Unë mezi i nxorra nga dora se më ngjanin shumë të zakonshme. Por kur i lexoi Ledia Kostandini , piktorja që i ilustroi, kur ajo krijoi Pitilushen dhe ia tregoi të birit, Johanit, ai i shkroi një letër Pitilushes dhe i uroi Krishlindjet. Mora shumë zemër nga kjo dhe mendova se nëse Johani i pëlqeu, nëse Alana vazhdon e pyet, për Pitulushen, pse të mos ndodhe që Pitilushja të bëhet shoqja e ngushtë e cdo fëmije me fantazi që kërkon miq. Sot, përrallat, dalin në treg nga Shtëpia Botuese Dudaj dhe le të presim e shikojmë çfarë fati do të ketë Pitulushja. Unë dhe Alana i urojmë vetëm rrugë të mbarë dhe ju themi nënave që do e blejnë librin: Vazhdimi është në dornë tuaj, Pitilushja është jona, përrallat janë tuajat, ndaj krijoni mbi to, përrala për çdo situatë tuajën të veçantë. Dhe na dërgoni letra. Mezi presim t’i lexojmë.  (J.V/Shuplaka)

 

 

rudina-xhunga

 

 

Etiketa: libri per Alanenrudina xhunga
Pas

Prejardhja e Vitit të ri, kur ka nisur të festohet

Para

Si të marrësh veten pas festave, këshillat

Para
Si të marrësh veten pas festave, këshillat

Si të marrësh veten pas festave, këshillat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.