Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në “Tonight Ilva Tare” sqaroi premtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk do të kishte leje ndërtimi brenda qendrës së Tiranës.
“Deklaratat e tij më së shumti kanë dalë jashtë kontekstit. Ai thotë për sa kohë nuk ka një plan urbanistik dhe për sa kohë nuk do të sistemohet stoku i banesave nuk do të japim leje. Ne për herë të parë futëm në Tiranë zonën e Kasharit, zonën e parkut dhe zonën e Dajtit. Në atë kohë kishte 8-9 mijë apartamente të pashitura. Janë shitur ato dhe shumë të tjera.
Në qoftë se dikush shkon në zonën e Astirit, çmimi është mbi 100 euro më shumë se një vit më parë. Apartamentet janë shitur.
Lela: Kërkesa në Yzberisht bëhet ofertë në qendër të Tiranës.
Mazniku: Katër vjet më parë, kryesisht komunat Farkë, Kashar, Dajt kishin dhënë një sasi të madhe lejesh, që defakto funksionon si leje të qytetit të Tiranës.
Deri sot janë dhënë nga Bashkia e Tiranës 550 mijë metra katror ndërtim i ri në qytetin e Tiranës. Vetëm në 2014, Basha ka dhënë 770 mijë ndërtime. Pavarësisht se ka një debat për kullat, volumi është më i ulët.
(M.Q/Faxweb)