Një përfaqësi e grevistëve të Poçemit kanë qenë në një takim me zv ministrin e Enegjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashksië Mallakastër Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës Ismet Beqiri.
Është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga. Do të vazhdojnë të presin përgjigjen në greve urie.
Takimi mendohet që do të çoj në një zgjidhje të situatës. Grevistët mbeten në pritje të një përgjigje nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Kujtojmë se punonjësit e Poçemit janë në greve urie prej 9 ditesh dhe presin të marrin pagat e prapambetura të 27 muajve.