Ambasada Amerikane në Shqipëri ka përshëndetur dorëheqjen e deputetit të Lezhës për Partinë Socialiste Armando Prenga.
Pas kërkesës së Prokurorisë se Prenga ishte pjesë e ligjit të dekriminializimit dhe hezitimit nga ana e KQZ-së për t’i hequr mandatin, vetë deputeti ka hequr dorë prej tij në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit Meta.
‘’Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së.
Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.’’, thuhet në deklaratën e Ambasadës. (E.K/SHUPLAKA)