Eduart Shalsi është ministri i ri i Ministrisë së Pushtetit Vendor duke zënë vendin e Blendi Çuçit. Po duhet thënë se emërimi i tij në këtë post la një vend bosh në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
E në këtë rast përmes një komenti në ‘Facebook’ deputeti socialist Vladimir Kosta ka shprehur me disa fjalë raportin kontravers me Shalsin.
Ai i thotë se pa Shalsin në komison debati nuk do mund të jetë më i njëjtë dhe i bën thirrje që ta vazhdojë ta mbajë drejtimin e këtij komisioni.
‘’Po e deklaroj publikisht,sado që ziheshim, zënie nëpër të gjitha mediat dhe prapë po ta them se në punën tënde ishe: prepotent, harbut ,i but ,arrogant ,demokrat shoqëror e burrëror, pas gjithë kësaj rime po të bëj dhe një kërkesë : plus punës së Ministrit,bëj dhe komisionin, të jesh i bindur s’do ta kem më kënaqësinë debatit pa ty, qoftë djathtas apo majtas,sidomos me ata të LSI-së… sbëre mirë që ike, s’do ta kesh më kënaqësinë e asaj pune që kishe ! Ke kohë për tu kthyer !’’, shkruan Kosta.
(E.K/SHUPLAKA)