08:43 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I prerë ministri Klosi: Ndalohet importimi i makinave që janë prodhuar para 2009-tës

09:07 | 07/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I prerë ministri Klosi: Ndalohet importimi i makinave që janë prodhuar para 2009-tës

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të qeverisë për të ndaluar importin e makinave që janë prodhuar para dhjetë viteve.

Sipas tij kjo bëhet për të shmangur nivelin e lartë të ndotjes që shkaktojnë makinat e prodhuara shumë vite më herët.

Doganat do të jenë të detyruara që të zbatojnë vendimin, edhe pse duhet thënë se shqiptarët iu drejtohen makinave të përdorura për shkak se ato të rejat kanë kosto të papërballueshme.

“Do ndalojmë importimin e makinave, që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri.

Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin”, tha ministri Klosi.

Drafti i qeverisë parashikohet të ishte në fuqi tashmë, por për arsye akoma të paqarta është shtyrë për këtë 6 mujor. Dokumenti parashikon se do të lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M dhe N, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër”.

Në kategorinë e makinave që plotë- sojnë standardin “Euro 5” përfshihen makinat e prodhuara pas vitit 2009.

Në draft përcaktohet që do të jetë administrata doganore, që do të kontrollojë importin e makinave dhe në rast se ato nuk plotësojnë standardin “Euro 5”, do të ndalohen të importohen. Nga doganat do të kontrollohen dokumentacioni i mjetit, duke përfshirë specifikat teknike të tipit të mjetit.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: blendi klosiKlosimakinat
Pas

7 Marsi/ Meta uron mësuesit: Dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik

Para

Pranvera s’duket gjëkundi, pasdite priten rrebeshe dhe shtrëngata

Para
Meteorologët parashikojnë një fundjavë të çmendur, çfarë po ndodh me motin

Pranvera s'duket gjëkundi, pasdite priten rrebeshe dhe shtrëngata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.