11:56 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prerja e fondeve për Akademinë e Shkencave, deputeti i PD-së: Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit “rebel”

17:01 | 04/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili hoqi fondet për Akademinë e Shkencave.

Madje deputeti shprehet se ky vendim nga Rama vjen për të fituar simpatinë e një profesori “rebel”, duke iu referuar akademikut Artan Fuga. Prej disa kohësh ka qenë pikërisht Fuga ai që ka denoncuar farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ku sipas tij nuk ka një pasqyrë të qartë të arritjeve të këtij institucioni.

“Rama sot kërkoi të bënte kalorësin, por në fakt doli që është një qerrexhi i pandreqshëm.
Gjithë gjithë në këtë histori lotësh e përbetimesh, Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit “rebel” që ja paralajmëroi e zeza mbi të bardhë të zezën e Akademisë, autor i së cilës është po ky Ramë!”, reagon Boçi.

Me 1 kandidat të vetëm Gudar Beqiraj sot u zgjodh për herë të dytë kryetar i Akademisë së Shkencave. Akademikët që votuan nuk ishin përballë një zgjedhje pasi Beqiraj ishte kandidati i vetëm i kësaj gare.

Kështu meqë Akademia zgjodhi “farsën” tha sot Rama, tashmë duhet të bëjë llogaritë se nga do të gjenden fondet. 

REAGIMI I BOÇIT

“Lotët” e Ramës për Akademinë

“Fortuna” e deklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë.
Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor.
Ngeli ajo “shtëpia e askujt” që ju bë dhuratë për hir të votave “nostalgjisë për të shkuarën”, nga vetë Rama, për të hyrë e dalë sipas rradhës miq të x (iks) apo y (ypsilon) brezi. 
Ajo është pjesë e çorientimit me dashje që Rama i bëri për katër vite asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.
Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është “i fundit i Mohikanëve” i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.
Ajo që ka ngjarë sot me Akademinë (dhe këtu nuk kam asgjë për emrat e veçantë, por për procesin) ngjan si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Universitete e që ka ndodhur në Arsimin parauniversitar në tërësi. Farsë zgjedhjesh sipas lojës “ne jemi dy shqiponja….”
Ka po të njëjtin autor që sot bën sikur “qan” për fatin e mbrapshtë të saj, Ramën e I dhe të II.
Përpos infantil dhe shpëtues nga përgjegjësia, reagimi i Kryeministrit është banal dhe tregues i komplekseve të tij për botën akademike në tërësi.
Rama sot kërkoi të bënte kalorësin, por në fakt doli që është një qerrexhi i pandreqshëm.
Gjithë gjithë në këtë histori lotësh e përbetimesh, Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit “rebel” që ja paralajmëroi e zeza mbi të bardhë të zezën e Akademisë, autor i së cilës është po ky Ramë! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Akademia e Shkencaveartan fugaluciano boci
Pas

Pacolli u shkruan letër anëtarëve të kryesisë së AKR-së: Po bëjmë marrëveshje me Haradinajn

Para

Marta, spanjollja që i ka “vjedhur” zemrën mbrojtësit të Kombëtares (FOTO)

Para
Marta, spanjollja që i ka “vjedhur” zemrën mbrojtësit të Kombëtares (FOTO)

Marta, spanjollja që i ka “vjedhur” zemrën mbrojtësit të Kombëtares (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.