Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, institucioni i Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës globale “Ndriço Blu”.
Godinat e institucioneve përkatëse janë ndriçuar me blu duke ju bashkuar me këtë veprim nismës së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenic Scaglione”, për sensibilizimin dhe solidarizimin e publikut për këtë ditë kushtuar kësaj kategorie të fëmijëve shqiptarë.
“Me rastin e 2 prillit, ditës Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, në mbrëmjen e kësaj dite është ndriçuar në ngjyrë blu. Kuvendi i bashkohet me këtë veprim nismës së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenic Scaglione”, për sensibilizimin dhe solidarizimin e publikut për këtë ditë kushtuar kësaj kategorie të fëmijëve shqiptarë”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkohë Presidenti Meta përkrah video ku tregon imazhet, shkruan:
“Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem fushatës globale “Ndriço Blu”! ?
#ËorldAutismAëarenessDay #LightItUpBlue”