Merr të tjera përmasa kërkesa e deputetes Majlinda Bregu për zbardhjen e të vërtetës lidhur me vrasjen makabre të Liljana Rukajt në Fier, e cila u hodh nga kati i katërt i banesës nga bashkëshorti.
Presidenca i ka shkruar një letër ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit, ku shefi i kabinetit Ols Lafe i kërkon verifikimin e Urdhrit të Mbrojtjes për të ndjerën, sipas kërkesës së deputetes Bregu.
Pas ngjarjes, u mësua se Rukaj kishte patur një urdhër mbrojtje nga gjykata, i cili nuk u zbatua kurrë.
Bregu hodhi dyshime të forta lidhur me zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për të ndjerën, ndërsa presidenti kërkon zbatimin e tyre në të gjithë republikën.