Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar ndaj atyre që ai i cilëson tellallë të ouçit kushtetues, e që nxisin diversione për tubimit e presidentit në 2 Mars.
Blushi ka nxjerrë fjalët e shkrimtarir Kim Mehmeti, i cili ka thënë se gjendja në Shqipëri ka shkuar deri aty, sa shteti duhet të mbrohet nga pushteti, gjë që ndodh vetëm në shtete që janë marrë peng nga struktura kriminale.
Postimi i plotë i Blushit:
Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:
“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.
Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin