Pas përfundimit të procesit të votimit rreth orës 19:00, ka filluar edhe faza e numërimit të votave për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Nga të dhënat paraprake të publikuara në web-faqen Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bëhet me dije se nga 22 përqind e votave të numëruara (395.820 vota):
Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 20.419 vota apo 13,59%,
Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 60.449 vota apo 40,22%%,
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 63.447 vota apo 42,22%.
Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 5.974 vota janë vota të pavlefshme, ose e shprehur ndryshe 3.97% e fletëve të votimit në total.