05:56 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“President të përbashkët”, Jakup Krasniqi: Deklaratë joshëse për klikime, e di dhe autori por ia ka ënda të tregohet…

21:26 | 20/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“President të përbashkët”, Jakup Krasniqi: Deklaratë joshëse për klikime, e di dhe autori por ia ka ënda të tregohet…

Ish-kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi thotë se shqiptarët duhet të frikësohen për mungesën e shteteve të së drejtës.

Duke iu referuar deklaratës ë Ramës ai thotë se ishte goxha joshëse për klikime, por që tani për tani nuk ka një përmbajtje serioze. Krasniqi thotë se edhe vetë autori i deklaratës e di mirë këtë por ia ka ënda të tregohet më intelektual se të tjerët.

“Edhe autori i saj e di mirë këtë, por që ia ka ënda të tregohet më intelektual se të tjerët. Dhe këtë nivel e mban dhe e plason shumë mirë. Duhet pasur lakmi, ç’është e vërteta për këtë prirje shoumeni!”, shkruan ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës thotë se një gjë që duhet thënë në këto momente është se “Bashkimi jo vetëm i Kosovës me Shqipërinë, por edhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan po të ndodhte, nuk do e rrezikonte paqen as në rajon e as në Evropë, përkundrazi, vetëm atëherë në Ballkan do të krijoheshin kushte për një paqe të qëndrueshme”.

Postimi I plotë:

SHQIPTARËT, DUHET TË FRIKËSOHEN PËR MUNGESËN E SHTETEVE TË SE DREJTËS

I kemi njëqind e njëmijë probleme, secili më i rëndë se tjetri, e nuk merremi seriozisht me asnjërin, ndërsa, bie një deklaratë, e cila për t’u dëgjuar nga shqiptarët është goxha joshëse për klikime, por që tani për tani nuk ka një përmbajtje serioze. Edhe autori i saj e di mirë këtë, por që ia ka ënda të tregohet më intelektual se të tjerët. Dhe këtë nivel e mban dhe e plason shumë mirë. Duhet pasur lakmi, ç’është e vërteta për këtë prirje shoumeni!

Një gjë që duhet thënë në këto momente është se: Bashkimi jo vetëm i Kosovës me Shqipërinë, por edhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan po të ndodhte, nuk do e rrezikonte paqen as në rajon e as në Evropë, përkundrazi, vetëm atëherë në Ballkan do të krijoheshin kushte për një paqe të qëndrueshme. Se vetëm atëherë do të krijohej një partneritet i vërtetë në mes popujve të Ballkanit; Se vetëm atëherë do të krijohej një ambient për jetësimin e vlerave evropiane në Ballkan… Mbase vetëm atëherë, do të krijoheshin mundësitë për një Ballkan me siguri të plotë e pa barriera tregtare e doganore.
E them këtë për ata që po mendojnë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë gjoja se krijon Shqipërinë e Madhe! Edhe po të ndodhte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nuk do të krijohej as Shqipëria e Madhe, as Shqipëria e Vogël, por do të krijohej një Shqipëri me aq e aq troje shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë saj. Por, as për njërin e as për tjetrin rast nuk ka ndonjë angazhim politik serioz, kështu që kot frikësohen ata që nuk u bënë trima dot! Debati i zhvilluar pas fjalës solemne, po tregon se shqiptarët edhe po të ishin bashkë, kanë probleme të brendshme aq të mëdha sa nuk rrezikojnë asnjë tjetër jashtë tyre!

Secili nga politikanët e ka të drejtën që të jetë parashikues, por politikanëve nuk u ka hije të frikësohen nga deklaratat politike, për të cilat duhet të punojnë pa zhurmë! Ndërsa, nëse dikush ju frikësohet hajnave, konsideroj që është më mirë një hajn i vetëm se shumë të tillë, sepse hajnat e shumtë po frikësohen nga humbja e pashallëqeve të hajnive të rezervuara për “pashallëkun” e mjerë të tyre!

Të gjithë duhet të frikësohuni për mungesat e shteteve të se drejtës! Frika do të duhej të vije nga vendimet e qeveritarëve se sa nga fjalët e bukura të tyre!

(B.H/Faxweb)

Pas

Goditet me thikë në shpinë, vazhdon sikur të mos kishte dhimbje, kirurgët: E çuditshme! (Video)

Para

Rama bën veprimin e radhës për të tërhequr vëmendje,  me këmbë mbi tavolinë tek Mustafa Nano: Ia vlejtën atletet e mia

Para
Rama bën veprimin e radhës për të tërhequr vëmendje,  me këmbë mbi tavolinë tek Mustafa Nano: Ia vlejtën atletet e mia

Rama bën veprimin e radhës për të tërhequr vëmendje,  me këmbë mbi tavolinë tek Mustafa Nano: Ia vlejtën atletet e mia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.