Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është presidenti më i paguar në rajonin e Ballkanit. Ish-kryeministri kosovar ka një pagë mujore prej 2873 eurosh ose 34,476 euro në vit.
Pas tij vijnë tre presidentët e Bosnje Hercegovinës me 2500 euro në muaj, ndërsa i treti është presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me një rrogë mujore prej 1,841 eurosh.
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka një pagë mujore prej 1317 eurosh, ndërsa pas tij vjen presidenti maqedonas Gjorge Ivanov me 1200 euro në muaj pagë.
Në përllogaritje nuk kemi marrë presidentët e Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë dhe Slloveninë duke ditur që këto shtete janë anëtare të BE-së dhe kanë një nivel jetese më të lartë se pjesa tjetër e rajonit. (A..R/SHUPLAKA)
Bujar Nishani – Tomislav Nikoliç – Hashim Thaçi