Presidenti i vendit Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave minimale, një pjese të niveleve drejtuese të administratës, si dhe deputetëve dhe ministrave.
Presidenca në një njoftim zyrtar shkruan:
Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:
Ligji për rritjen e pagave, përfshirë atë minimale u kalua në Kuvend të enjten e kaluar me 95 vota protestuesit dhe 3 kundër.
Rritja më e madhe që do të hyjë në fuqi pas publikimit në faqen zyrtare, është ajo për deputetët, ministrat, kryeministrin, presidentin, dhe kryetaren e Kuvendit.