01:05 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Presidenti Begaj merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin me marrëveshjen e Dejtonit

09:48 | 26/05/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Begaj merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin me marrëveshjen e Dejtonit

Presidenti Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë fjalës në forumin me temë  “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe integrimin Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Duke nxjerrë në pah përpjekjet ndërkombëtare për shuarjen e konflikteve në rajoni tonë, Presidenti i Republikës theksoi se “Marrëveshja e Paqes e Dayton-it i dha fund një lufte brutale në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës’. Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në kohë në Kosovë, që ndihmoi në parandalimin e një katastrofe: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dayton-it nuk do të kishte qenë e mundur. Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur. Për më tepër, rajoni ynë nuk do të kishte arritur stabilitetin e tij aktual pa angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së”.

Kreu i Shtetit vlerësoi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se “Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të fortë ndaj vlerave thelbësore të demokracisë, duke promovuar paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne shqiptarët e nderojmë dhe e vlerësojmë thellësisht miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që do të vijnë”.

Presidenti Republikës vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin  e Ballkanit, ndërsa shprehu përkushtimin si anëtare e Aleancës Euroatlantike për të forcuar solidaritetin, unitetin dhe kohezionin e NATO-s.
Përballë sfidave të reja më të cilat përballet Ballkani pas luftës në Ukrainë, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkëpunim mes aleatëve për transformimin e tyre në mundësi, shpresë dhe unitet.

“Le të riafirmojmë angazhimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës së tij, por qëndron në dritën e të ardhmes së vet. 30 vjet më parë paqja u bë e mundur këtu. Tani është detyra jonë të sigurohemi që ajo të bëhet e përhershme”, – deklaroi Begaj.

 

 

Fjala e plotë:
Tridhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës. Historitë e dhimbshme njerëzore, konfliktet tragjike të së kaluarës dhe ato ende në zhvillim, na kujtojnë rëndësinë e paqes dhe nevojën për ta ruajtur atë.

Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes. E kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Në Kosovë, veprimi në kohë dhe vendimtar ndihmoi në shmangien e një katastrofe humanitare.
Sot, Kosova qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional — një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës së thellë dhe dialogut të qëllimshëm.

Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të plotë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe advokon me vendosmëri për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës. Teksa shënojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, Shqipëria rikonfirmon përkushtimin e saj të fortë ndaj vlerave themelore të demokracisë, promovimit të paqes, sigurisë, stabilitetit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne shqiptarët jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit nuk do të ishte e mundur. Pa udhëheqjen amerikane, ne nuk do të kishim një Kosovë të pavarur. Për më tepër, rajoni ynë nuk do të kishte arritur stabilitetin e sotëm pa angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së. Ne shqiptarët e nderojmë thellësisht dhe e vlerësojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që vijnë.

Shqiptarët e vlerësojnë shumë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin tonë. Shqipëria qëndron krenare si anëtare e Aleancës Euroatlantike. Kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes dhe mbetemi të përkushtuar fuqishëm për forcimin e solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të NATO-s. Ne shqiptarët e vlerësojmë thellësisht rolin thelbësor që luan Bashkimi Evropian në rajon përmes mbështetjes së tij për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Shqipëria është e nderuar të kontribuojë në këto përpjekje dhe mbetet një partnere e përkushtuar dhe e besueshme. Siguria e rajonit tonë nuk është e izoluar. Agresioni ndaj Ukrainës na ka treguar se sa shpejt mund të përhapet paqëndrueshmëria.
Na kujton se liria, demokracia dhe paqja duhet të mbrohen në shtëpi dhe përtej kufijve tanë.

Rruga përpara paraqet sfida. Por së bashku, mund t’i kthejmë këto sfida në mundësi, frikën në shpresë dhe ndarjen në unitet. Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor — një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet. Tridhjetë vjet më parë, paqja u bë e mundur këtu. Tani është detyra jonë ta bëjmë atë të përhershme.

Pas

“Lutje për popujt që vuajnë për shkak të luftës”/ Papa Leone XIV apel për paqe: Të mos ndalemi së kërkuari dialog

Para

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

Para
Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.