Presidenti Bajram Begaj po vijon takimet në kuadër të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 2025-ën.
Begaj kishte planifikuar që sot të takohej me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka refuzuar kërkesën duke u shprehur se nuk do të jenë të pranishëm në takim. Bardhi e ka arsyetuar një vendim të tillë me faktin që PS tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe se gjithçka po bëhet “si farsë”. Begaj thjeshtë do të zbatojë kërkesën që Balla dhe Rama i ka parashtruar ndaj nuk do të jemi pjesë e takimit.