01:55 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidenti Begaj takohet me Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

21:41 | 19/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Begaj takohet me Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë & Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti i Republikës e falenderoi Borrel për mbështetjen dhe vëmendjen që ai ka treguar gjithmonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe proceseve integruese te tij dhe veçanërisht, për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Presidenti Begaj shprehu vlerësimin për përkushtimin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit, për të mbajtur në fokus integrimin e rajonit, pavarësisht debateve dhe diskutimeve brenda BE-së.  Në këtë kontekst ai theksoi se një përspektivë e qartë evropiane e rajonit, është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

Presidenti Begaj u shpreh shpresëplotë për pasjen sa më shpejt, të rezultateve të prekshme dhe konkrete në proceset integruese në hapjen e grup-kapitujve themelorë nëpërmjet konferencës së dytë ndërqeveritare dhe siguroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri procesin e reformave të brendshme.

Në takim, Presidenti i Republikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë duke ritheksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është gjithashtu rruga e domosdoshme për integrimin e Kosovës në BE. Bashkëbiseduesit vlerësuan me rëndësi që palët të punojnë së bashku për hapat e tjerë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në shkurt dhe mars 2023, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në takimet e ardhshme për dialogun.

Pas

Zelensky në OKB: Nëse Ukraina bie, a kanë më siguri pavarësitë e vendeve?

Para

“Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës”, psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

Para
“Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës”, psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

"Botës së adoleshentit i serviret imazhi i dhunës dhe drogës", psikologia Muçaj dhe avokat Duraj analizojnë problematikën e përdorimit të drogërave tek të rinjtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.