16:09 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Begaj takon drejtuesit e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit: Mbështetje institucionit në misionin e tij

13:20 | 14/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Begaj takon drejtuesit e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit: Mbështetje institucionit në misionin e tij

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës.  Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri.

Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia edhe mungesa e konsekuencës në vendosjen  e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.

“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, Presidenti i Republikës kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën.

Etiketa: bajram begaj
Pas

Floriana Garo: Mijëra shqiptarë të izoluar në të ftohtë, pa energji dhe pa ngrohje luftojnë me bllokadën dhe i ‘çjerrin’ maskën qeverisë

Para

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Para
Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

Protestat e studentëve, policia serbe shpërndan barrikadat në 28 qytete, dhjetëra të shoqëruar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.