09:28 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Begaj vizitë në Bashkinë Cërrik, përgëzon kryebashkiakun për projektet në ndihmë të fermerëve

14:58 | 07/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Begaj vizitë në Bashkinë Cërrik, përgëzon kryebashkiakun për projektet në ndihmë të fermerëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë Cërrik. Kreu i Shtetit zhvilloi takime me drejtuesit lokalë dhe komunitetin e kësaj zone, zhvillimi ekonomik i së cilës bazohet në sektorin e bujqësisë.

Duke iu referuar sipërmarrjeve private dhe përpjekjeve për zhvillimin bujqësor, Presidenti i Republikës theksoi se njerëzit që e duan tokën dhe punojnë fort, kanë mundësinë që investimet e tyre t’i realizojnë në Shqipëri, duke përcjellë për Evropën dhe botën emrin e mirë të prodhimeve shqiptare.

Presidenti Begaj përgëzoi kryebashkiakun Andis Salla për projektet në ndihmë të fermerëve të ndërmarra në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, kryesisht ata gjermanë.

Një nga këto nisma është hapja e pikës frigoriferike të grumbullimit të prodhimeve të fshatrave, e cila, sipas Kreut të Shtetit, përbën qasjen e duhur për investimet e fermerëve.

 

“Shpresoj, – u shpreh Presidenti Begaj – që kjo vizitë të nxisë avancimin e nismave që sjellin zhvillim dhe përmirësim të jetës së banorëve”, ndërsa theksoi rëndësinë e cilësisë dhe sigurisë së produkteve vendase në ndikimin e rritjes së turizmit.

foto galeri

Në lidhje me këtë prioritet zhvillimor, Presidenti Begaj këshilloi nxënësit e shkollës profesionale “Mihal Shahini”, të cilët kanë zgjedhur të studiojnë bujqësinë, veterinarinë  dhe teknologjinë ushqimore, të punojnë me pasion, si agronomët e dikurshëm, për t’iu shërbyer fermerëve me farërat autoktone shqiptare. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e kësaj shkolle unike në  mbledhjen, ruajtjen dhe promovimin e farërave autoktone, duke pasuruar Bankën Gjenetike të  Shqipërisë. “Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm pas turizmit dhe kërkon vëmendje të merituar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili, gjatë kësaj vizite, ishte dhe në kantinën e verës “Sulova”, ku çmoi ruajtjen e cilësisë për të patur sukses në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Përveç zhvillimit të sektorit të bujqësisë, Bashkia e Cërrikut njihet edhe për talentet sportive. Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me kampionët ndërkombëtarë të shtangës, Briken Calja, të riun Ertian Kofsha dhe trajnerin Leonard Toska, të cilët numërojnë qindra medalje kombëtare dhe dhjetëra ndërkombëtare. “Është e jashtëzakonshme që ky vend i vogël të nxjerrë kampionë të mëdhenj”, – u shpreh Presidenti i Republikës gjatë bashkëbisedimit me sportistët e fshatit Shtërmen.

Pas

Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, sekuestrohen 1800 litra në Qafë-Thanë

Para

Bardhi-Ballukut: Mos e ngatërroni mirëqënien tuaj me atë shqiptarëve

Para
Bardhi-Ballukut: Mos e ngatërroni mirëqënien tuaj me atë shqiptarëve

Bardhi-Ballukut: Mos e ngatërroni mirëqënien tuaj me atë shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.