01:14 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Presidenti Begaj viziton Malin e Zi, forcon angazhimin për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon”

18:06 | 09/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Presidenti Begaj viziton Malin e Zi, forcon angazhimin për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë, vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi, ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive.
Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku ngrihet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu.
Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në monumentin e Skënderbeut, të vendosur në këtë shesh më 28 Nëntor të vitit të shkuar për festën e flamurit dhe u përshendet me qytetarët.
Më pas zhvilloi një takim me drejtues të Tuzit dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve në institucione, me të cilët diskutoi për forcimin e pozitave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon, si dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e tyre. Kreu i Shtetit inkurajoi drejtuesit e Tuzit të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e identitetit, ndërsa garantoi mbështetjen e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, duke u shprehur se kjo është një përparësi për institucionet shqiptare. Edhe në takimin me veprimtarët shqiptarë të Plavës e Gucisë, Presidenti i Republikës, ndërsa u njoh me problematikat që ata hasin, theksoi nevojën e gjetjes së rrugëve për të ruajtur dhe forcuar identitetin shqiptar përballë çdo lloj sfide, siç është emigrimi apo asimilimi i shqiptarëve autoktonë.
Presidenti përgëzoi shqiptarët që kanë ruajtur gjuhën dhe shqiptarinë, si dhe shprehu vullnetin për të ndjekur projektet zhvillimore ndërkufitare që do të ndikonin në ekonominë e këtyre trevave, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e këtij takimi për trajtimin e çështjes shqiptare dhe vijimësinë e kontakteve të tilla, në menyrë që komunikimi të institucionalizohet edhe përmes ndërtimit të infrastrukturës lidhëse mes njëri-tjetrit. “Çështja kombëtare, duhet të dominojë mbi çdo interes politik, për faktin se është më e rëndësishme dhe gjithashtu duhet të punojmë fort të mbrojmë gjuhën shqipe”, – u shpreh Presidenti Begaj: “Interesi ynë i përbashkët është që të mbrojmë ADN- në tonë dhe ADN-ja jonë është e lidhur me gjuhën. Ju thatë se askush nuk është i ndalur në shkollë që të mësojë shqip, por duhet që ne të promovojmë më shumë, të trashëgojmë më shumë, të kultivojmë më shumë. Kjo arrihet me kontributin e çdo individi shqiptar që jeton këtu, fëmijë, të rinj, të rritur, pleq të mençur, të cilët duhet të bëhen bashkë për atë që është e rëndësishme për ne”.
Presidenti i Republikës u zotua se një mesazh të tillë do t’i përcjellë edhe homologut të tij, Milatovic, për zhvillimin e këtyre zonave, në menyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi pune këtu, që rinia shqiptare të mos ikë në emigrim, por të jetojë në trojet e të parëve.
Presidenti Begaj, premtoi shqiptarëve në Mal të Zi se personalisht dhe si President i Republikës do të jetë në dispozicion të tyre në shërbim të interesave madhore kombëtare dhe gjithashtu i siguroi ata që kanë e do të kenë vëmendjen e shtetit shqiptar.

Etiketa: bajram begaj
Pas

Halimi: Kosova shembull për organizimin e zgjedhjeve demokratike

Para

Pasi fotografoi fletën e votimit,shoqërohet në Komisariatin e Zveçanit qytetarja serbe

Para
Pasi fotografoi fletën e votimit,shoqërohet në Komisariatin e Zveçanit qytetarja serbe

Pasi fotografoi fletën e votimit,shoqërohet në Komisariatin e Zveçanit qytetarja serbe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.