Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hyri në sallën e Kongresit amerikan, ku brenda pak minutash do të bëjë betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Ai u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Paraprakisht në sallë hyri edhe zëvendësi i tij, JD Vance.
Në sallën e Kongresit amerikan, ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, marrin pjesë edhe udhëheqësit e gjigantëve të teknologjisë:
Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, kanë arritur tashmë në Kongresin amerikan, ku do të bëjë betimin presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
I pranishëm është edhe presidenti në largim, Joe Biden, nga i cili Trump merr detyrën.
Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi mandatin e parë presidencial e ka shërbyer nga viti 2017 deri më 2021.
Discussion about this post