03:59 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti e shkarkoi nga detyra, reagon ambasadorja në Romë: Ja e vërteta

22:30 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti e shkarkoi nga detyra, reagon ambasadorja në Romë: Ja e vërteta

Pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ndërpreu mandatin si ambasadore në Itali, ka ardhur dhe reagimi I Alma Lamës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Lama thotë se ka kërkuar sqarime nga Ministria e Jashtme dhe nga vetë Behxhet Pacolli, por ende nuk ka marrë asnjë.

Në deklaratën e saj, Alma Lama thotë se vazhdon të jetë në detyrë.

Reagimi i plotë:

Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali

Te nderuar,

Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi.

Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të  me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:

Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit.

Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.

Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor.

Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.

Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore.

Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.

Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.

Unë kam bërë një kontratë katër vjeçare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht. Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare.

Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e çdo lloj natyre ndaj emrit tim.

Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino.

Me respekt,

Alma Lama, Romë 04/12/2018

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Alma Lama
Pas

“Arena Kombëtare” do shitet! Duka zbulon si do të veprohet

Para

Heroi nderon heroin, Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota para arkivolit të George H.W. Bush (VIDEO)

Para
Heroi nderon heroin, Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota para arkivolit të George H.W. Bush (VIDEO)

Heroi nderon heroin, Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota para arkivolit të George H.W. Bush (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.