Presidenti i FIFA-s, z.Gianni Infantino së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë takimit të sotëm në Bratislavë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka përpara punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s shprehu kënaqësinë e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e FSHF-së ku ndër të tjera shkruhet se forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA dhe UEFA kanë qenë në qendër të bisedës së sotme.
Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, presidenti i FIFA përcolli urimet te presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standartedhe të vlerësuar maksimalisht.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post