Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka uruar presidentin e zgjedhur të Republikës së Shipërisë Ilir Metën për zgejdhejn e tij në krye të shtetit shqiptar.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si president i vendit”,- shkruan Steinmeier në letrën e tij të urimit.
Steinmeier është shprehur në mesazhin e urimit se zbatimi i pesë priortitetve është detyrë e rëndësishme për vendin tonë drejt perspektives sonë në Bashkimin Europian.
“Ju mund të mbështeteni tek Gjermania si vend mik”,-ka shkruar ndër të tjera presidenti gjerman.
Ai po ashtu është shprehur se vendi jonë gjendet përpara sfidash të mëdha.
Reforma në drejtësi sipas presidentit gjerman do të jetë një hap i madh përpara në rrugën e Shqipërisë.
Teksti i plotë i letrës:
Zoti President,
Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.
Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.
Frank-Walter Steinmeier
President i Republikës Federale të Gjermanisë
(M.D/Shuplaka)