Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka reaguar sërish pas deklaratës së Presidentit shqiptar Ilir Meta lidhur.
Gjatë një takimi me homologun gjeorgjian, Pavlopulos ka thënë se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave në respektim të parimeve ndërkombëtare.
Pavlopulos ka thënë se të gjithë ata që mbështesin çështjen çame nuk favorizojnë miqësinë mes dy shteteve.
“Udhëheqësit mbështesin bashkëpunëtorët e vjetër të nazistëve. Shqipëria është një vend mik. Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave. Respektimi në përputhje me të drejtat europiane. Shqipëria duhet të respektojë të drejtat pronësore të minoritetit. Ata që mbështesin çështjen Çame nuk favorizojnë miqësinë. Ne e mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e të drejtave joekzistuese të bashkepunetoreve te nazizmit “nuk duket të tregojë një perspektivë serioze evropiane. Kur ka një pozicion tjetër, Greqia është këtu” për të ndihmuar vendin fqinj drejt BE-së, përfundoi ai.
(F.G/Faxweb)