Për tifozët e Interit ai mbetet presidenti historik i cili dha aq shumë për Interin, madje e shpalli kampion të Champions League pas shumë dekadave. Por në vitin 2013 Massimo Moratti, shiti 70% të aksioneve tek manjati indonezian Eric Tohir, ndërkohë pjesa tjetër do të kalonte në dorë të “Suning” që sot zotëron klubin italian.
Gjatë një interviste për ‘SportItalia’, Moratti shprehet: “Padyshim që më ka marrë malli të jem president, ke një tjetër adrenalinë kur ke një rol kyç si ai. Gjithsesi, nuk kam ndërmend të blej pjesën e Tohir siç kanë thënë disa”, ka thënë ai.
Moratti është nga tifozët më të çmendur të Interit, ndërsa në lidhje me fillimin e sezonit të ri ai u shpreh se është një nisje positive.
“Mendoj se Inter ka filluar mirë falë trajnerit Spalletti dhe lojtarëve të mirë që ka. Tani duhet ta ruajnë formën e mirë përgjatë gjithë sezonit, që është gjëja më e vështirë”, tha ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post